×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Iu bë atentat, ky është 40-vjeçari që mbeti i vdekur në Lushnjë

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 23:09

    Lushnja është tronditur pak minuta më parë nga një ngjarje e rëndë.


    Persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar nga një mjet në lëvizje në drejtim të një lokali.

    Raportohet se viktimë e këtij atentati ka mbetur 40-vjeçari Bledar Muçaj, pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja, ndërkohë thuhet se e persona kanë mbetur të plagosur.

    “BalkanWeb” raporton se ngjarja ka ndodhur në zonën e pedonales së qytetit.

    Fillimisht sipas saj, konflikti mes personave të përfshirë ka ndodhur fizikisht, e më pas ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!