Në portin e Durrësit është ankoruar sot jahti gjigand i miliarderit izralelit Juri Milner. Superjahti “Andreomeda me gjatësi 107 metra dhe gjerësi 14.2 metra është një nga jahtet më luksoze që janë parë në bregdetin shqiptar.
Jahti ka një ekuipazh të dedikuar prej 43 marinarësh, të cilët kujdesen për funksionimin e këtij jahti luksoz, teksa aty mund të qëmndrojnë 30 pasagjerë.
Juri Milner ka një pasuri prej 5.9 miliardë dollarësh. Milner është aksioner në një kompani imobiliare të krijuar nga Donald Trump e që menaxhohet nga Jared Kushner.
Njoftimi Autoritetit Portual Durrës:
Kështu ka nisur kjo e martë në Durrës Port, ku ndalesat e jahteve turistike vijojnë në brigjet e portit më të madh në vend.
Një dizajn i prestigjiozit norvegjez Kleven Maritime AS, i lançuar më 2016 është ndalur sot në Durrës, pas ndalesës së tij në brigjet franceze të La Seyne sur Mer.
Super jahti “ANDROMEDA ”ka një gjatësi prej 107 m dhe zhytje deri në 5,11 m. Ai lundron nën flamurin e ishujve Kajman?, ka një GT 5.937 tonë dhe kapacitet akomodues deri në 30 pasagjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.