Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit të shpërndarë në rrjetet sociale se ka ndërruar jetë nga një aksident.
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë shprehet se “jam gjallë e mirë, nuk kam vdekur”. Më tej ai shton se ata që i përhapin këto lajme të rreme, janë ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.
“Ndoshta disa do të trishtohen, por, ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik.
Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.
Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë!”, shprehet Basha./Top Channel/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.