Javën e ardhshme do të nisi rindërtimi i rrugës së Thethit. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Rama me anë të një video të publikuar në rrjet ku shkruan se do të jetë një transformim i shumëpritur nga banorët e zonës.
I gjithë aksi Qafë Thorë-Theh do të jetë 16 km ndërkohë që do të ketë lidhje me Bogën, Qafë Thorën dhe Shkodrën. Kjo rrugë do të sjellë lehtësim të madh edhe në dimër.
jerësia e asfaltit do të jetë 4-4.75 metra. Në këtë rrugë do të ketë 3 tunele 20-30 metra për mbrojtje nga orteqet, si dhe mure pritëse prej guri.
Po ashtu rruga do të jetë e pajisur me 5 prita malore dhe 8+9 tombino. Si pjesë e projektit do të rehabilitohet edhe qendra e Thethit.
“JAVEN E ARDHSHME… nis rindërtimi i Rrugës së Thethit, një transformim i shumëpritur nga banorët e zonës së magjishme turistike dhe në funksion të zhvillimit të integruar të qarkut të Shkodrës #ShqipëriaqëDuam”, shkruan Rama taksa poston dhe një video nga projekti.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2432789183622521/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.