Dëshmitarët e sherrit që përfundoi me plagosjen e biznesmenit Spiro Iljadhi dhe turistit amerikano-shqiptar Marin Jani, rrëfejnë se tmerri ka ndodhur brenda ambienteve të “Club Orange”.
Ndryshe nga policia që raporton se sherri ka ndodhur pranë një lokali, dëshmitarja ka publikuar në Instastory, dinamikën e ngjarjes.
“Ne mbaruam festën dhe po rrinim në këmbë përballë vendit të ngjarjes.
Pastaj (ëngjëlli jonë mbrojtës @eraverca) tha hajde hymë prapë se po rrallohen njerëzit. Sapo hymë brenda filluan të dhënat dhe na përzunë dhe na lanë pa pirë shotsin e fundit. Dhe plasën të shtënat me armë. Kemi shpëtuarrrrrr dhe ne jemi të mbijetuara.”-shkruan e reja.
Sot në mëngjes, persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri automatiku rreth 20 herë ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Tiranës pas plagëve të marra në bark. Bashkë me të u plagos edhe një kalimtar i rastit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.