×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Jetën e japim, Mitrovicën s’e japim”, qytetarët sërish protestë para ambasadës serbe në Tiranë

    Reporteri
    27 Dhjetor 2022 | 16:04
    Protesta në Tiranë | Foto: Top Channel

    Shoqëria civile në Shqipëri ka dalë sot këtë në protestë para Ambasadës së Serbisë në Tiranë lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

    Me thirrjet “Shqipëri-Kosovë”, “Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim”, qytetarët kanë deklaruar se prej 18 ditësh jeta normale e qytetarëve në Kosovë është paralizuar, ndërsa po jetojnë me ethet e luftës, shkruan RTSH.

    Po ashtu, qytetarët u kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të trajtojnë me përgjegjësi çështjen Kosovë-Serbi.

    Protesta në Tiranë | Foto: Top Channel

    “Prej shumë kohësh është paralizuar jeta normale e qytetarëve në veri të Kosovës. Qytetarët po jetojnë nën ethet e luftës. BE dhe SHBA të trajtojnë me përgjegjësi çështjen Serbi-Kosovë. Serbia ka ushtruar gjenocid. Ne jemi këtu të bashkuar, të mos lejojmë që Serbia të bëjë ligjin akoma mbi trojet shqiptare”, kanë deklaruar ata.

    Ndryshe, edhe dy barrikada janë vendosur sot në veri të Mitrovicës.

    Protesta në Tiranë | Foto: Top Channel
    Protesta në Tiranë | Foto: Top Channel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!