×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Jeton nën strehën vdekjeprurëse, kryefamiljari apel për ndihmë: Sëmundjen time mos ta vuaj familja

    Reporteri
    20 Tetor 2019 | 23:32

    Jetojnë prej 30 vitesh poshtë një strehe të mbuluar me eternit, një material tepër kancerogjen që shkakton tumore malinje në mushkëri.


    Familja Puci me 6 anëtarë, ku më I vogli pritet të lindë së shpejti e di shumë mirë të keqen që ka mbi kokë por nuk ka asnjë mundësi financiare ta ndryshojë këtë realitet të dhimbshëm.

    Kryefamiljari që duhet të ishte shtylla e shtëpisë ka 5 vite që ka zënë shtratin për shkak të sëmundjes së rëndë në mushkëri dhe e çon jetën para i lidhur me aparaturën e oksigjenimit.

    Arifi dhe familja e tij jetojnë prej fundit të viteve 80 në ish ambientet e ndërmarrjes NSHN 10 në zonën e rruga urës në Tiranë.

    Në mungesë të ambienteve të strehimit për kohën të ashtuquajturën shtëpi Arifit ia ka dhënë ish-ndërmarrja ku ka punuar prej vitesh. Dikur magazina një katëshe sot është adaptuar në shtëpi banimi që ka dy dhoma dhe një koridor funksional, shkruan BW.

    Por paratë e pakta nga puna e krahut që familja mundi t’i siguronte në vitet e demokracisë u mbaruan shpejt për shkak të sëmundjes së shpeshtë të kryefamiljarit derisa mbeti invalidi i plotë.

    Si për ironi të fatit familja e varfër u përmbyt së fundi nga uji i përroit që doli nga shtrati.

    Dallga e ujit afër gjysmë metri e regjistruar mëngjesin e datës 24 shtator hyri në thellësi të banesës duke kërcyer mbi shtratin e të sëmurit që fatmirësisht u shpëtua nga punonjësit e policisë.

    Si pasojë edhe ato pak orendi shtëpiake kanë dalë jashtë përdorimit. Me pamundësinë që i lexohet në sytë e përvuajtur i zoti i shtëpisë lutet për ndihmë që dikush të paktën ta ndihmojë të heqë eternitet e t’i zëvendësojë ato me tjegulla, që sëmundjen e tij të mos e trashëgojë fëmija apo nipi.

    Për të gjithë ata që kanë dëshirë të ndihmojnë financiarisht familjen Puci mund të telefonojnë në numrin 0684327711

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!