×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Jetonte me gruan e fëmijët: Kapet në banesën e tij, shqiptari me 250 mijë euro kokainë

    Reporteri
    08 Shtator 2019 | 9:40

    Një 33 vjeçar me orgjinë shqiptare u arrestua nga policia italiane pasi u kap me lëndë narkotike kokainë.


    Shqiptari me iniciale B.M, u kap në flagrancë nga policia në Pesaro, teksa i jepte dy doza kokainë një vendasi në këmbim të 200 eurove.

    Kërkimet e mëpasme në makinën e tregtarit të drogës dhe më pas në shtëpinë e tij në zonën e Santa Veneranda, i çuan karabinierët të zbulojnë një bazë logjistike ku përgatiteshin dozat. Droga ishte e fshehur në një zgavër të posaçme jashtë ndërtesës.

    Gjatë aksionit u kap rreth 1 kg kokainë e pastër e ndarë në pako, ndërsa u sekuestruan edhe peshore elektronike dhe lëndë për prerjen e kokainës.

    Gjithashtu, policia kapi edhe një sasi prej 10 mijë eurosh që besohet të jenë të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Shtetasi shqiptar u arrestua dhe u shoqërua në dje në burgun e Pesaros.

    Operacioni i rëndësishëm antidrogë, u krye nga njësia hetimore e departamentit operativ të komandës provinciale të karabinierëve të Pesaro dhe Urbino, të cilët kanë çmontuar një treg të lulëzuar të kokainës.

    Identifikimi i shqiptar u bë gjatë orëve të vona të pasdites së të premtes në periferi të qytetit, për shkak të lëvizjeve të dyshimta të tij dhe takimet e shpejta me shoferë në kryqëzime ku u jepte kokainën e cilësisë së pastër për 100 euro doza.

    Shqiptari i arrestuar banues në Santa Veneranda, prej kohësh është vendosur atje me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël, ligjërisht i papunë pavarësisht se jeton prej 15 vitesh në Itali.

    Sasia e sekuestruar e drogës do t’i kishte dhënë shqiptarit një shumë parash prej 250 mijë eurosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!