×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “JO” negociatave, qytetarët fajësojnë qeverinë

    Reporteri
    19 Tetor 2019 | 19:29

    Përgjigjen negative për negociata me BE qytetarët shqiptarë e konsiderojnë sa zhgënjyese edhe të pritshme. Sipas tyre pavarësisht problemeve që mund të kenë mes vetes vendet e Bashkimit Evropian, faji më së shumti është i qeverisjes shqiptare.


    Përgjigjja negative për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE ka ngjallur debatin politik, por ka shtuar edhe zhgënjimin e shqiptarëve. Për ta shkak nuk janë problemet e brendshme të unionit, por ndikim ka niveli i kriminalitetit, trafiku i drogës dhe drejtësia shqiptare. Ndaj për ta, “JO-ja” ishte e pritshme.

    “E zhgënjyer totalisht”

    “Nuk i ka plotësuar, kjo është e dukshme, ne jetojmë përditë këtu”

    “Me problemin e korrupsionit, krimit të organizuar, pandëshkueshmërinë”

    Por të tjerë shprehin zhgënjimin e tyre duke e konsideruar vendin tonë gati për të nisur rrugën e anëtarësimit në BE.

    “Nuk e prisnim, ishte diçka e paarsyeshme sepse Shqipëria i ka plotësuar kushtet”

    “Të zhgënjyer”

    “Ndoshta 100% jo, por për tu filluar negociatat po.”

    Kryeministri Edi Rama menjëherë pas rezultatit negative u shpreh se faji qëndron te problemet e brendshme që kanë vendet e unionit me njëra tjetrën dhe se nuk lidhet me Shqipërinë, por pavarësisht kësaj më së shumti qytetarët fajin ja lënë keqqeverisjes.

    “90% në këtë rast lojën duhet ta luante qeveria shqiptare”

    “70% është problemi jonë, 30 % është problemi i BE”

    Samiti i majit të 2020 është afati i radhës në të cilin Shqipëria pret të marrë një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave, e deri atëherë, shqiptarëve u mbetet vetëm të shpresojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!