×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Ju na keni shkelur e shtypur për 500 vite”- qytetarët kundër memorialit turk në Tiranë

    Reporteri
    24 Gusht 2019 | 16:03

    Vendosja e memorialit turk për nder të 251 qytetarëve të vrarë gjatë grushtit të korrikut 2016, në kodrat e Liqenit artificial të Tiranës, është cilësuar një provokim i fortë duke ngjallur reagime të shumta në Shqipëri.


    Për këtë, një grupi i aktivistëve të “Aleancës Kuq e Zi”, e kanë kundërshtuar këtë memorial, duke protestuar dhe konfrontuar me policinë e Tiranës.

    Njëri ndër aktivistët që e kundërshton këtë memorial, shprehet se, ne si popull s’kemi asgjë të përbashkët me popullin turk dhe se dëshirojmë ta vazhdojmë miqësinë vetëm nga halli që e kemi.

    “Ta merrë vesh edhe ambasadori turk që është këtu, të më shikojë, të më dëgjojë, ne jemi për miqësi, për miqësi të vendosur nga halli me ju, sepse ju nuk keni qenë asnjëherë miqtë tanë, ju na keni shkelur dhe na keni shtypur 500 vite rresht” u shpreh një aktivistë.

    Tutje, aktivistët shprehen që ky memorial është provokim dhe se ne nuk dëshirojmë të na përsëritet e kaluara.

    “Sot na futen një qiban këtu dhe duan qe ne të harrojmë të shkuarën që na kanë bërë, ne të shkuarën do ta kujtojmë vazhdimisht për të mos na u përsëritur”.

    https://www.facebook.com/aleancakuqezi.tirane.3/videos/2454219468146972/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!