Bashkëshortja e të dyshuarit për vrasjen e dy të moshuarve që u vranë javën e kaluar në Gjirokastër, ka shpërthyer në lot për atë se çfarë ka ndodhur, shkruan gazeta online Reporteri.net.
E përlotur, Eftiqia Mastora, 73 vjeçare kërkonte ndjesë dhe tha se nuk ishte në dijeni për rastin.
Ajo tha madje se ai nuk ka punë më me të, derisa shpjegoi se policia e kishte informuar atë se bashkëshorti i saj kishte marrë kredi.
“Nuk kam çfarë të bëjë më, më thoni ju çfarë të bëjë. Më mbaroi ai mua, nuk ka punë më me mua, nuk ka ai punë më me mua. Unë nuk dilja nga pragu i shtëpisë. Kërkoj që ta di te cila bankë ka marrë kredi, dhe kush i doli ndihmë, më shkruajti shtëpinë, do ma marrin shtëpinë. Më tha polici, ke probleme me bankën”, tha ajo./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.