Ergysi, i moshës 12 vjeç kryeson rekordin prej 67 herësh i shoqëruar në komisariate. Derisa të mbushë 14 vjeç, si shumë të mitur të tjerë që janë kthyer hajdutë, ai nuk mund të arrestohet.
Gjyqtari për të miturit Bedri Qorri thotë se fëmijët përherë e më shumë po vërehen si autorë ngjarjesh.
Deri më tani, sipas vendimeve të gjyqtarëve në të gjithë vendin gjenden aktualisht nën shërbim prove 167 të mitur kryesisht për vjedhje dhe shpërndarje droge. Si një kamera sigurie qe Top Channel disponon dhe ku duken tre fëmijë që vjedhin biçikletën e një zyrtari, grupe të miturish po shfaqen përditë e më shumë duke vjedhur me synimin për të fituar para për drogë.
Por ende nuk është ngritur institucioni i riedukimit për fëmijë që pas kodit penal duhet të funksiononte. Gjykata këmbëngul se megjithë vendimet që shpallen ndaj të miturve midis moshës 14 deri në 18 vjeç, vërehet se ata po kthehen përsëritës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.