Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia në Greqi pasi janë kapur me më shumë se 29 kg kanabis në çanta udhëtimi.
Mediat greke, bëjnë me dije se shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë publikuar u arrestuan në një zonë malore në zonën e Follorinës nga policia kufitare.
Siç raportohet, shqiptarët kryesisht të moshës 33, 45 dhe 50 vjeç, ishin futur në Greqi në këmbë, ndërkohë që në çanta kishin 29 pako me kanabis secila me peshë 1 kg.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.