×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Kam probleme me frymëmarrjen”, detaje nga vdekja e Gerti Bogdanit, po pinte kafe kur shfaqi shqetësime

    Reporteri
    18 Shtator 2024 | 15:53

    Detaje të reja dalin nga vdekja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili dyshohet se ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak.

    Ai ka qenë duke konsumuar kafe në ambientet e hotelit Rogner në Tiranë, kur ka shfaqur shqetësime.

    “Kam probleme me frymëmarrjen”, u është drejtuar ai miqve të tij, me të cilët po pinte kafen dhe është laguar për në tualet.

    Por pasi është vonuar, miqtë e tij të shqetësuar shkuan në tualet dhe kanë hapur derën me forcë.

    Ata e kanë gjetur ish-deputetin e PD-së të shtrirë përtokë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

    Më pas kanë lajmëruar ambulancë, por sipas dëshmitarëve është vonuar./albeu

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!