Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Korçë-Drenovë.
Mësohet se një kamion i tonazhit të rëndë ka përplasur për vdekje një person që udhëtonte me biçikletë.
Viktima, identiteti i të cilës nuk është bërë ende i ditur, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Korçës, si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.