Gjatë kongresit të Partive Socialiste Europiane , kryeministri Edi Rama është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Gjatë fjalimit të tij në Kongres në gjuhën gjermane, kancelari gjerman në një moment ka ndaluar dhe i ka shpjeguar në anglisht kryeministrit Rama se për çfarë po fliste.
‘Edi sapo thash që ne do t’u qëndrojmë pranë vendeve të Ballkanit Perëndimor.’– u shpreh Scholz në një video të publikuar nga Report.
Në Berlin të Gjermanisë po mbahet Kongresi i radhës i Partive Europiane Socialiste. Kryeministri Edi Rama së bashku me delegacionin ishin të ftuar në këtë Kongres. Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi nga Bashkimi Europian që të na mbështesë në krizën energjetike dhe të mos përsërisë të njëjtën situatë si me rastin e vaksinave anti-COVID në kohën e pandemisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.