Mos pajisja e makinave me goma dimri dhe zinxhirë ka shkaktuar bllokimin për rreth 40 minuta të aksit Peshkopi-Maqellarë. Bllokimi ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Melanit.
Reshjat e pakta, por me shumë ngrica në rrugë kanë vështirësuar qërkullimin e makinave, ndërkohë që shoferët nuk kanë marrë masat e tyre për të qenë të përgatitur për këtë situatë, raporton tch.
Policia Rrugore ishte prezente por nuk ka mundur të disiplinoje drejtuesit e mjeteve për vendosjen e zinxhirëve.
Edhe dalja me vonesë e borëpastruesve në rrugë ndikoi negativisht në këtë situatë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.