×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kaosi në Kuvend, Berisha: Do vazhdojmë betejën deri sa të krijohen komisionet hetimore

    Reporteri
    04 Dhjetor 2023 | 10:54

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka dalë në deklaratë për mediat pas tensioneve të krijuara në Kuvend, ku deputetët e opozitës përmbysën karriget në foltore.

    Në fjalën e tij ai theksoi se mosbindja civile sot kishte sukses ndërsa nuk ka kursyer akuzat për Edi Ramën.

    Mes tjerash ai theksoi se do e vazhdojnë betejën deri sa të krijohen komisionet hetimore.

    “Mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës. Ju e patë sesi e kishin rethuar parlamentin por asgjë nuk pengoi dot betejën pa kythim të deputetëve të opozitës. Kreativiteti i mosbindjes civile në mbrojte të parlamentarizmit, të kushtetueshmërisë, nuk njeh kufij. Kjo është seanca e turpit që u shërbye nga mercenarë deputetë që s’kanë kodin minimal etik të ligjit dhe të kushtetutës. Ata që folën sot janë mëkatarë kryesor në grupin parlamentar”, sqaroi Berisha.

    Ne nuk dekurajohemi nga deputetët skellevër të Edi Ramës. Ne vazhdojmë betejën tonë, deri në krijimin e komisioneve hetimore”, tha Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!