×
  • Lajme
  • Shqipëria / Merret vendimi

    Kaosi në Kuvend e Shqipërisë, përjashtohen me 10 ditë shtatë deputetë të opozitës

    Reporteri
    11 Dhjetor 2023 | 17:39

    Shtatë deputetë të opozitës janë përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë.

    Përjashtimi i tyre erdhi me kërkesë të PS, lidhur me tensionet e shkaktuara gjatë ditëve të fundit në Kuvend.

    Deputetët e përjashtuar janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenj, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu.

    Më herët komisariati i etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve: Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka.

    Sjellim në vëmendje se vendimi për përjashtimin e deputetëve është marr pas trazirave të shkaktuara në Kuvend, ku janë hedhur tymuese ndërsa opozitarët kanë vijuar aksionin e tyre, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!