×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kapet hajni në Sarandë, tentoi të vjedhë televizor dhe sende personale të turistëve në hotel

    Reporteri
    20 Korrik 2023 | 15:20

    Policia e Sarandës ka arritur të arrestojë një 46 vjecar i cili u kap në flagrancë duke vjedhur në një hotel në Livadhja.  

    “Vihet në pranga 46-vjeçari që u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në mesnatë, duke vjedhur 3 televizorë dhe sende personale të pushuesve, në hotel”, thuhet në njoftim të policisë.

    Sipas policisë, janë sekuestruar 3 televizorët dhe mjetet e përdorura nga autori për të kryer vjedhjen.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!