×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kapet i riu që u mbyll në lokal dhe kërcënoi se do i vinte zjarrin bombolës së gazit

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 15:09

    Qyteti i Vlorës është blinduar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, pasi po negociohej me një të ri, tashmë të arrestuar, i cili ishte mbyllur në lokal dhe kërcënonte se do të bënte ndonjë veprim nëse afroheshin uniformat blu.


    I riu raportohet se ishte përfshirë më herët në një konflikt në po të njëjtin vend dhe me afrimin e policisë, vendosi që të mbyllej brenda në lokal.

    Në fillim lidhur me ngjarjen u raportua se bëhej fjalë për një pengmarrje të familjes së personit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije. Sipas policisë nuk bëhet fjalë për një pengmarrje dhe i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

    “Nuk ka pengmarrje në Vlorë, është një i ri që është i sëmure nga shëndeti mendor dhe është mbyllur në tualet e lokalit ka dhe një gërshëre në dorë, forcat e policisë po negociojnë me të për ta nxjerre pa dëmtime”, njoftoi policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!