×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kapet në Vlorë peshkaqeni i rrezikshëm, tri metra i gjatë

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 16:18

    Një tjetër specie e rrezikshme bie në rrjetat e peshkatarëve në bregdetin e Vlorës. Bëhet fjalë për Peshkaqenin “Dhelpër” i cili ka rënë këtë të martë në rrjetat e peshkatarëve.


    E ka marr emrin “Dhelpër” për shkak të mënyrës sesi lëvizë në det.

    Peshkaqeni noton duke bërë lëvizje të shumta për të hutuar prenë dhe grabitqarët e tjerë që mundohen ta sulmojnë.

    Dredhat i bënë me anën e bishtit dhe shpesh herë prenë e tij për ta trullosur e godet me të.

    Kjo gjallesë hyn në familjen e peshkaqenëve të rrezikshëm, ku shpesh herë dallohet edhe për sulmet ndaj grabitqarëve më të mëdhenj se ai.

    Peshkaqeni i rënë në rrjetat e peshkatarëve është afro 3 metra i gjatë dhe peshon mbi 50 kg. Kjo specie nuk haset shpesh në brigjet shqiptare.

    Vitet e fundit ka qenë vizitor i shpeshtë i brigjeve tona për shkak të ngrohjes globale dhe afrohet për shkak të ngrohtësisë së bregdetit.

    Karakteristikë e veçantë e tij është bishti, tipar dallues për këtë grabitqar gjithashtu është edhe turiri i tij, të cilin i ngjason dhelprës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!