×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kapet një gomone me 500 kilogramë me hashash në Vlorë

    Reporteri
    23 Maj 2021 | 19:12

    Një gomone e ngarkuar me lëndë narkotike është sekuestruar pasditen e së dielës në zonën e Karaburunit në Vlorë.


    Report TV raporton se në gomone kishte mbi 500 kg hashash. Nga sa raportohet paraprakisht, gomonia me lëndë narkotike u gjet në vendin e quajtur Gjiri i Arushës gati për t’u nisur.

    Policia vijon kontrollet në zonë. Ende nuk ka detaje për operacionin apo persona të arrestuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!