Rreth një ton marijuanë që vinte nga Shqipëria është kapur nga policia në Janinë.
Operacioni u zhvillua nga Forcat e Ndërhyrjes se Shpejtë dhe Sektori i Qarkullimit në Janinë.
Droga mësohet se u gjet gjatë kontrollit të një furgoni që vinte nga kufiri i gjelbër.
Mjeti me targa false u ndalua në kryqëzimin e Eleusas dhe rezulton i vjedhur në Patisia të Athinës më 5 prill 2019.
Lënda narkotike ishte ndarë në 591 pako me peshë 951 kg 650 gram.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, një 30 vjeçar shqiptar, të cilit veç lëndës narkotike dhe mjetit, iu sekuestruan edhe 300 euro dhe 3 celularë në cilësinë e provës materiale.
Operacioni mësohet se është në vazhdim. Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit, por edhe në zona të tjera, rreth 7.6 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.