Një përplasje fizike mes dy vajzave është regjistruar ditën e djeshme në Tiranë.
Sipas një video të publikuar nga ‘JOQ ALBANIA’, vajzat e përfshira janë rreth moshës 16-vjeç dhe ato janë konfrontuar fizikisht për një djalë. Një nga vajzat dhunon tjetrën, ndërsa dy shoqet e saj e filmojnë.
Vajza, e cila dhunohet kërkon vazhdimisht falje, por kjo nuk e ka penguar adoleshenten tjetër që të mos e godasë.
Kujtojmë se ngjarje të tilla po shënohen shpesh në Shqipëri. Shumë herë janë publikuar pamje të adoleshentëve që konfliktohen në ambientet e shkollave për motive të dobëta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.