Greqia është duke forcuar masat për menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19 edhe pse në 24 orët e fundit shënoi 121 raste dhe asnjë vdekje.
Zëvendës Ministri për menaxhimin e krizave Nikos Hardalias gjatë një përmbledhjeje të situatës bëri me dije se në masat shtrënguese parashikohet edhe kufizimi i lëvizjes me Shqipërinë.
Cnn grek shkruan se Hardalias vuri alarmin duke njoftuar mes masave të reja edhe ato që lidhen me kufirin shqiptar. Sipas këtij vendimi nga Kakavija nuk do të ketë asnjë hyrje ne Greqi, nga ora 07:00 e mëngjesit të së mërkurës 5 gusht dhe çdo ditë jave nga ora 11:00 e mbrëmjes deri ne 07:00 të mengjesit.
Që nga e diela e 9 gushtit, çdokush që hyn në Greqi nga Shqipëria do të jetë subjekt i karantinës 7 ditore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.