×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Katër të vdekur dhe 407 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    02 Janar 2021 | 17:48

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin e pandemisë të koronavirusit në Shqipëri për 48 orët e para të vitit 2021.


    Sipas Ministrisë, në 1 Janar, kanë qenë 407 rastet dhe 5 viktimat, ndërkohë që sot rastet kanë qenë 268 raste dhe viktimat 4.

    Sipas autoriteteve, 21 pacientë ndodhen në terapi intensive, 3 pacientë janë të intubuar.

    Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

    Në datën 1 Janar, janë kryer 1858 testime në të gjithë vendin dhe kanë rezultuar pozitivë 407 qytetarë, në këto bashki:
    154 raste në Tiranë, 33 rastë në Shkodër, 23 raste në Durrës, 20 raste Lushnje, 14 raste në Vlorë, 13 raste në Kurbin, 12 raste në Elbasan, Mat, 8 raste në Korçë, Sarandë, Dibër, 7 raste në Berat, Rrogozhine, Kavajë, Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Malësi e Madhe, Krujë, 4 raste në Skrapar, Bulqize, Pogradec, Gjirokastër, Mirditë, Fier, 3 raste në Kukës, Vau Dejës, Kolonjë, Gramsh, Shijak, 2 raste në Cërrik, Vorë, Kuçovë, Delvinë, 1 Lezhë, Has, Pukë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Roskovec, Peqin, Klos, Poliçan.

    Janë shëruar 304 qytetarë, ndërsa në 4 spitalet COVID u trajtuan 293 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë të intubuar.
    Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 65-83 vjeç.

    Ndërsa nga të dhënat e 24 orëve të fundit rezulton si vijon:
    Janë kryer 1025 testime, nga të cilat janë konfirmuar 268 raste pozitive, identifikuar në këto bashki:
    49 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër, 21 raste në Vlorë, 15 raste në Sarande dhe Dibër, 11 raste në Lushnje dhe Kurbin, 8 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kamëz, Krujë dhe Berat, 5 raste në Gramsh, Tepelenë, Mirditë, 4 raste në Tropojë, Ura Vajgurore, 3 raste në Vorë, Klos, Vau Dejës, Kavajë, Lezhë, Durrës, 2 raste në Kukës, Mallakastër, Permet, Divjak, Skrapar, Cërrik, 1 rast në Patos, Kuçovë, Bulqizë, Delvinë, Mat, Pukë, Has, Elbasan.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 415 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,353 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
    Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fier dhe 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-80 vjeç.
    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

    COVID-19 – Statistika (02 Janar 2021)

    Testime totale 265,793
    Raste pozitive 58,991
    Raste të shëruara 34,353
    Raste Aktive 23,448
    Humbje jete 1190

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 13602
    Fier 1670
    Shkodër 1305
    Durrës 1162
    Vlorë 969
    Korçë 961
    Lezhë 892
    Elbasan 884
    Berat 766
    Gjirokastër 484
    Kukës 409
    Dibër 346

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!