×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Katër viktima gjatë natës, Rama publikon një foto nga Velipoja dhe më pas i bie pishman

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 9:42

    Katër persona u vranë më armë zjarri dhe dy mbetën të plagosur orët e para të së dielës në Velipojë pas një konflikti për shezlongët. Megjithatë kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm një foto të qetë nga Velipoja, duke mos përmendur asnjë fjalë për masakrën që ndodhi gjatë natës.


    “Mirmëngjes nga Velipoja e dashur,” shkruante kreu i qeverisë krahas një fotoje të marrë nga ajri që tregonte bregdetin.

    Disa minuta më vonë, postimi në fjalë u fshi.

    Të menjëhershme ishin edhe komentet e qytetarëve të cilët i kujtuan kryeministrit se aty u vranë njerëz, ndërsa u ngritën edhe pyetje se “përse nuk merr shteti një aksion për konfiskimin e të gjitha armëve pa leje.”

    DISA NGA KOMENTET

    “Aty ku u vranë 4 veta, shumë bukur  zoti Rama me pas frikë me dal nga shtëpia se ha plumbin qorr kokës.”

    “Velipoja e bukur që mbrëmë u vranë katër njerëz.”

    “O shoku ku jeton ti se po na heq trurin. Atje nuk është tharë akoma gjaku i katër vetave, ti na bën reklamë.” /abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!