×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Katër viktima nga koronavirusi në Shqipëri

    Reporteri
    14 Nëntor 2021 | 18:10

    Katër viktima janë regjistruar nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 475 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar, nga 2209 testime të kryera.

    Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 186 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar, ndërkohë që në të gjithë vendin janë 8.436 pacientë aktivë me koronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!