×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Kemi dyshime për variantin Delta”, ekspertja e ISHP: Kemi dërguar monstra në Berlin, qytetarët të vaksinohen

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 12:44

    Ekspertja e Instituti i Shëndetit Publik (ISP), Iris Hatibi ka folur në lidhje me dyshimet që ka se virusi Delta ka mbërritur në vendin tonë.


    Hatibi tha se ka dyshime që variant Delta ka mbërritur në vend, por që ende nuk ka asgjë të konfirmuar. Ajo tha se janë dërguar disa monstra në Berlin të cilat do të konfirmojnë nëse varanti Delta ka mbërritur në Shqipëri.

    Ekspertja ndër të tjera tha se qytetarët duhet të vaksinohen dhe të tregohen të kujdesshëm me mbajtjen e distancës.

    “Atëherë virusi Delta është në qarkullimin si vijueshmeri e Sars-Covid 2, një virus që ka transmetueshmëri më shumë se ai britanik. Ne po bëjmë të gjitha ato hapat në rang global me monitorimin e situtatës.

    Si ISHP jemi në komunikim me OBSH dhe të gjithë njesitë orjentohemi me të dhënat epidemiologjike. Besoj që të gjitha të dhënat investigohen me hetim dhe kampionet e dyshuara testohen dhe konfirmohen për të parë mutacionet.

    Mesazhi është qe njerëzit s’duhet të refuzojnë vaksinimin. Mundësia e vaksinimit është e siguruar me këto masa do të ecim përpara për ta mundur kështu virusin. Kemi evidencë dhe dyshime për Delta, por ende nuk është konfirmuar. Kemi dërguar disa monstra në Berlin” tha ekspertja ndër të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!