Temperaturat në Shqipëri do të arrijnë deri në 37 gradë celcius gjatë kësaj fundjave. Raportohet se fundjava do të jetë nën dominimin e kthjellimeve kryesisht në zonat bregdetare ndërsa kalime të pakta vranësirash pritet që të ketë në zonat malore.
“Dita e sotme do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore. Mundësi për momente të pakta për reshje shiu në zonat verilindore. Dita e shtunë dhe e dielë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve përgjatë 24 orëshit në zonën bregdetare, ndërsa në qytetet e zonës së ulët dhe në zonat malore do të ketë herë here do të ketë kalime të pakta të vranësirave por s’do të ketë reshje.
Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të jenë deri në 36 apo 37 gradë celsius maksimumet. E nesërmja do të sjellë një rënie me 1 gradë por e diela do të regjistrojë sërish temperatura të larta duke bërë që maksimumet të luhaten në në 37 gradë në qytete si Elbasani, Berati apo Gjirokastra.
Në vendet e rajonit, ka pasur përmirësim të dukshëm të kushteve të motit. Duke filluar nga pasditja e sotme, e shtuna dhe e diela do të sjellin intervale të gjata me kthjellime ku herë pas herë pasditja do të sjellin kalime të pakta vranësirash por nuk priten që të sjellin reshje”, thotë meterologu Hakil Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.