×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kërcënonte me vrasje gruan dhe fëmijët, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim

    Reporteri
    11 Maj 2019 | 16:51

    Më 9 maj në Trieste falë aksionit të Skuadrës Mobile të Shtabit të Policisë Rovigo të drejtuar nga Gianluca Gentiluomo një shqiptar 49 vjeçar u arrestua.


    Shqiptari i shpallur në kërkim duhej të vuante një dënim prej 7 vjetësh dhe 4 muajsh burg për shfrytëzimin dhe nxitjen e prostitucionit, si dhe mbajtja e armëve të paligjshme, dënuar nga Gjykata e Brescia.

    Për vite me radhë ai kishte humbur gjurmët e tij, ndërsa më 7 maj në stacionin e policisë në Rovigo gruaja e tij u paraqit në polici duke pretenduar se kishte marrë telefonata kërcënuese nga ish-burri i saj, i cili i thoshte se do ta vriste atë dhe fëmijët e saj.

    Gruaja kishte ikur nga Shqipëria disa vite më parë, bashkë me tre fëmijët, dy nga të cilët janë të mitur.

    Ekipi para së gjithash ka siguruar gruan dhe tre fëmijët e saj, më pas me një hetim thelbësor dhe efektiv kanë gjetur njeriun që u kthye në Itali më 5 maj.

    Tanimë shqiptari do të duhet të vuajë dënimin e tij në burg dhe të përgjigjet për krimin e kërcënimeve serioze. Episodet që kishin ndodhur edhe në vitet e mëparshme, personeli i policisë kapi gjithashtu telefonin e njeriut dhe dy kartat SIM përdorën për të kërcënuar gruan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!