×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kërkoi drejtësi se i dhunuan djalin në protestë, babai i gazetarit pushohet nga puna

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 7:47

    Babai i gazetarit Elio Laze, Luan Laze është pushuar nga puna dhe këtë e ka zbuluar vetë ai me një shkrim në rrjete sociale.


    Ai shprehet se ishte propozim i Ministrit Lleshaj dhe vendimi i kryeministri Rama pasi pasqyroi protestën për shembjen e Teatrit dhe kërkoi drejtësi për rrahjen e djalit të tij që ishte në krye të detyrës.

    Reagimi i plotë:

    Me propozim te Ministrit Brendshem, dhe vendim te Kryeministrit te vendit tim, Edi Rama, pushohem nga puna!

    Arsyeja: Letra publike qe i drejtova Ministrit Leshaj per rrahjen e djalit tim gazetarit Elio Laze, ne krye te detyres, duke pasqyruar pròtesten e artisteve dhe banoreve te Tiranes, per shèmbjen e Teatrit Kombetar.

    Atehere kur pret ti pret pergjigje qe fajtori i pòlicise te identifikohet, dhe te vihej para pergjegjesise, vjen pergjigja: Je i pushuar nga puna!

    Kjo eshte gòditja e dyte qe shteti ushtron ndaj familjen time! Heren e pare me dhùne, dhe tani me buken e perditshme. Vetem sepse djali im ishte ne krye te detyres si gazetar, ndersa babain i tij, sepse ngriti zerin ne mbrojtje te drejtes per pròteste, fjales se lire dhe plágeve mbi trupin e tim biri!

    Eshte e drejte themelore te bej kete, si qytetar, si gazetar, shkrimtar dhe si prind! Por gòditja e pare dhe e dyta, vertetuan se keto nuk ushtrohem, aq me pak te njihen nen regjimim e ketij Kryemimistri.

    E thote vete shpesh here ne intervista se, ” une nuk jam si te tjeret” Faleminderit Edi Rama. Faleminderit Lleshaj!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!