×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Këshilli i ri Kombëtar, Basha: Kemi përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 16:50

    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të listës fituese me 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD.


    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha ka shprehur mirënjohjen për delegatët që morën pjesë dje në Kuvendin Kombëtar. Ndërkaq, këshilli i ri, thotë ai do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë. Sipas kryedemokratit, PD vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.

    Mesazhi i plotë:

    Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur!

    Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.

    Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu.

    Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!