×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e policit në Shqipëri

    Reporteri
    28 Shtator 2021 | 12:30

    Policia deklaron se ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë në Lezhë ku është qëlluar për vdekje oficeri i policisë Saimir Hoxha.


    Aldo Rama dyshohet se ka qëlluar duke e lënë të vdekur në krye të detyrës pasi 44-vjeçari po bënte kontrolle për kanabisin që kultivohej nga grupe kriminale në Lezhë.

    Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim edhe vëllain e tij, Selim Rama, të dy banues në Elbasan.

    Mediat në Shqipëri shkruajnë se Aldo Rama është person problematik, i proceduar edhe më parë për kultivim narkotikësh.

    Fotoja e autorit të dyshuar i janë shpërndarë të gjithë strukturave të policisë e cila po kontrollon të gjithë zonën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!