Gjatë ditës së djeshme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd u regjistrua një aksident tragjik. Pas përplasjes me një makinë tjetër, mjeti i familjes nga Kukësi përfundoi në lumin Shkumbin duke shkaktuar ngjarje fatale.
Pas aksidentit u regjistruan 3 viktima, Elmi Keqja 53-vjeç, bashkëshortja Elona Keqa 35-vjeç dhe shtetasi Elis Sulmataj 18 vjeç.
Ndërkohë të mbijetuarit që ndodhen në spital janë Elisiado Keqa rreth 10 vjeç, Ambra Halili rreth 20 vjeç. Mësohet se çifti Keqja ishte me orgjinë nga Kukësi dhe me personat e tjerë që ishin në makinë dhe që janë të plagosur rëndë, kishin lidhje familjare.
Ata ishin nisur nga Kukësi për të shkuar në Korçë për të festuar një ditëlindje, por momentet e gëzimit për familjen kuksiane nuk zgjatën shumë, pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin u përplas me një tjetër makinë tip “Ford” dhe për pasojë drejtuesi humbi kontrollin duke përfunduar në lumin Shkumbin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.