Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar urdhrin e ri të presidentit Joe Biden, ku përfshihet Shqipëria dhe vendet e ish-Jugosllavisë.Në një konferencë të OSBE-së, ambasadorja Kim u shpreh se ata persona që kryejnë trafik qeniesh njerëzore do u ndalohet hyrja në SHBA dhe ka kërkuar që trafikantët të çohen në burg.
Kim tha se presidenti Joe Biden, e ka bërë të qartë këtë nëpërmjet dekretit të tij.“Biden e kanë bërë të qartë që korrupsioni dhe krime të tjera destabilizuese përbejnë kërcënime jo vetëm për SHBA, por edhe për botën. Shqipëria për integrimin në BE nuk i kërkohet asgjë më pas, urdhri i Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor e ngre në përparësi, në synojmë përgjegjës ose bashkëpunëtorë për abuzimin me të drejtat e njeriut të jenë pas hekurave.
Nëse trafikoni qenie njerëzore do ju pezullojmë hyrjen në SHBA, nëse keni vizë ajo nuk do iu hyjë më në punë, nëse trafikon qenie njerëzore do të marrë veprime për pronën tuaj nëse ka lidhje me SHBA, urdhri i Biden kërkon veprim kolektiv. Presim bashkëpunimin me OSBE për të zbatuar përgjegjësitë tona së brendshmi dhe së jashtmi për qëllimin e përbashkët, Shqipëria është në një pikë kthese, është anëtare e NATO-së, sapo fituar një vend në OKB dhe Shqipëria është në prag të hapjes formale të negociatave me BE, ky është momenti për Shqipërinë që të tregojnë udhëheqjeje për problematikën e trafikimit të qenieve njerëzore. Falë reformës në Drejtësi, ju e dini që keni profesionistët për të vendosur trafikantët pas hekurat dhe për të ndihmuar viktimat, le të punojmë së bashku për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.”- tha Kim.