Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, lidhur me ardhjen e emigrantëve afgan në Shqipëri.
Kim dhe Xhaçka u shprehën se takimi ishte i frytshëm, por nuk treguan detaje lidhur me operacionin për akomodimin e afganëve.
“Patëm një takim shumë të frytshëm për një situatë që po e ndjekim minut pas minuti”, u shpreh ministrja Xhaçka.
Ndërkohë diplomatja ka falënderuar edhe njëherë Shqipërinë për mikpritjen e emigrantëve, por nuk tregoi numrin e saktë të afganëve që do të strehohen në Shqipëri dhe premtoi se të dhëna më të plota do të bëhen publike në ditët në vijim
“Nuk kemi një numër ekzakt deri tani. Në dy ditët në vijim do të kemi një panoramë të qartë se sa emigrantë do të akomodohen në Shqipëri”, u shpreh ndër të tjera diplomatja./tvklan.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.