×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kinezi në furgonin me udhëtarë, shqiptarët i kap tmerri: Na e solli coronavirusin ky

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 15:38

    Pas konfirmimit të dy rasteve më coronavirusin në vendin tonë, është rritur shtimi i masave në kufij.


    Në një vrojtim nga Fax News-i në pikën doganore të Morinit, mjekët ua kontrollojnë temperaturën udhëtarëve dhe një nga pasagjerët ishte nga Hong-Kongu.

    Prezenca e tij ka shtuar panikun te pasagjerët, të cilët kanë deklaruar jashtë kamerave se nuk e dinin se kishte kinezë në autobus, pasi ndryshe do të zbrisnin.

    “Vij nga Hong-Kong, Turqi dhe pastaj Maqedoni e Veriut dhe pastaj Shqipëri. Jam nga Hong-Kongu dhe do të rrijë në Shqipëri tri ditë përtë viztuar Beratin.”– i tha shtetasi aziatik mjekes.

    Ndërkohë që një nga pasagjerët u shpreh se “Mos ka ardhur me na shit virusin këtu”.

    Denisa Duraku shefe e Epidiomologjise Kukës për Fax Newsin deklaroi se janë shtuar kontrollet dhe se në këtë pikë doganore s’ ka pasur asnjë të dyshuar me coronavirusin.

    “Ofrohet shërbim 24orë për monitorimin e situatës. Çdo person që vjen nga vendet e prekura është objekt kontrolli dhe bëhet një kontroll për këto persona që vijnë nga harta e kuqe siç e themi ne. Nuk ka pasur asnjë rast të dyshura. Çdo ditë numri që kalon në ëtë pikë kufitare është rreth 4000 perosna dhe janë bërë rreth 1000 matje temperature në ditë.

    Qytetarët, personat që kanë pasur lëvizje në zonat e prekura kërkoj që të bëjnë një vet izolim për një periudhë të paktën 14 ditore. Duhet të marrin masa që kanë lidhje me higjenën.”- tha Duraku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!