×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kishte dalë për peshkim, humb jetën një ditë para Vitit të Ri babai i dy fëmijëve

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 16:12

    40-vjeçari Venetik Kume është babai i dy fëmijëve i cili u mbyt sot në liqenin e Banjës, në Gramsh.


    Polumbarët, të ndihmuar dhe nga forcat speciale RENEA, policia dhe zjarrfikësit e nxorrën pas disa orësh kërkime trupin e pajetë të tij.

    Mendohet se Kume ka qenë duke peshkuar, kur ka rënë në liqen dhe është mbytur. Siç raporton BW, ai vuante nga sëmundja e epilepsisë.

    Njoftimi i policisë:

    Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonat se një shtetas është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.

    Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses kanē shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe me forcat speciale RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.

    Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet V.K., 40 vjeç, banues në fshatin Zamsh, Gramsh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!