×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kishte mbushur ish-repartet ushtarake me drogë, arrestohet 52-vjeçari

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 9:43

    Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.


    Vihet në pranga 52-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike dhe poseduesi i armës së zjarrit së zjarrit.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

    Gjatë kontrolleve, në fshatin e quajtur Shëngjergj, Njësia Administrative Kaçinar, Mirditë, është konstatuar duke kultivuar bimë narkotike shtetasi T. H., 52 vjeç, banues në Shëngjergj, Mirditë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

    Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!