×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kjo është 58-vjeçarja që u ekzekutua nga vëllai i saj i dehur në Shkodër

    Reporteri
    07 Qershor 2021 | 10:59

    Diana Vukaj, 58 vjeçe është viktima e krimit makabër në qytetin e Shkodrës, ku u vra nga vëllai i saj Fabian Vukaj.


    Diana punonte dhe jetonte në Gjermani, ndërsa të premten kishte ardhur në Shqipëri. Denoncimin në polici për zhdukjen e saj e bëri mikesha e Dianës, e cila kishte humbur kontaktet. Gjatë kontrolleve në banesë, ku u gjet e vdekur në krevat Diana Vukaj, u zbulua se ishte ekzekutuar me pistoletë silenciator dhe në ambientet rreth shtëpisë gjetën vëllain e dehur.

    Burime për Top Channel bëjnë me dije se ajo do të blinte mobilje me vlerë 4 mijë euro, ndërsa ai nuk ishte dakord. “Mi jep mua lekët se i gjej unë”, mësohet t’i ketë thënë autori. Ky besohet të jetë motivi që nisi konfliktin në familje, që çoi më pas në ekzekutimin e Diana Vukajt.

    Po ashtu, mësohet se para se të ndërmerrte aktin makabër 55-vjeçari ka mbajtur të mbyllur në shtëpi për tre ditë viktimën. Gjatë kontrolleve, në banesë u gjetën edhe 8 shishe birrë 1l të boshatisura që i ka konsumuar autori, gjë që tregon se ka qenë nën efektin e alkoolit kur kreu vrasjen. /Tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!