Kjo është Adjola Lakra, vajza që sipas policisë dhe prokurorisë së Tiranës, dyshohet se ka shërbyer si njeriu që ka thirrur për takim Hekuran Billën, të vrarë në 11 qershor 2020 në zonën e Kristalit në kryeqytet. Lakra, ka pasur komunikimet e fundit me Billën, person ky që është ekzekutuar me 19 plumba automatiku MP5.
Që ditën e ngjarjes vajza është shoqëruar në polici dhe ka dhënë shpjegime rreth lidhjes së tyre, ku ka pranuar afrimitetin që ka pasur me viktimën Billa. Por lënia e saj të lirë, ka bërë që policia ta mbajë në mbikëqyrje duke kryer përgjimin e saj. Vetëm pas 15 ditë ndjekje dhe verifikimin e kësaj shtetase, policia dhe prokuroria e Tiranës janë bindur se Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billës, ka bashkëpunuar me Viktor Markun dhe Sabastian Malin, për të ekzekutuar Billën.
Nuk dihet me saktësi se cilat kanë qenë veprimet e 26-vjeçares, por dyshohet se ai ka dhënë informacion tek Sebastian Mali dhe Viktor Marku, për vendodhjen e Hekuran Billës. Kaq ka mjaftuar që policia dhe prokuroria të urdhërojnë arrestimin e Adjola Lakra, e cila pritet që në ditët në vijim të dalë para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.