×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kjo është e reja që vdiq në aksident në Durrës: Benzi e përplasi makinën e saj nga mbrapa

    Reporteri
    26 Korrik 2021 | 10:02

    Elona Hoxha, është 34 vjeçarja e cila u nda nga jeta në aksidentin tragjik që ndodhi ditën e shtunë në Hamallaj. Një vajzë e talentuar e plot dëshira, humbi jetën atëherë kur ëndrrat e saj për të ardhmen ishin të mëdha.


    Elona me profesion ishte ekonomiste por pasioni i saj për pikturën e nxiti atë drejt botës së artit. Ajo punonte dhurata të personalizuara duke shprehur mendimet e saj në tablo. Ajo krijonte veç të tjerash dhe shenjues për libra, të punuar me dorë.

    Në lidhje me ndarjen e saj tragjike nga jeta ditën e djeshme reagoi edhe moderatorja Rudina Magjistari, e cila tregoi se rreth një muaj më parë Elona ishte në studion e saj ku rrëfeu dëshirat, pasionin e saj dhe gjithë procesin për krijimin e shenjuesve të librave të pikturuar me dorë.

    “I tmerrshëm dhe i pabesueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Elonës. Vetëm një muaj përpara e kisha të ftuar në program për krijimet e saj të mrekullueshme. E trishtë shumë. Një vajzë e re, e talentuar, e zgjuar, e akoma më e bukur se brendshmi seç e shihni në foto. Një engjëll, shpirti yt u prehtë në paqe”, shkruan Rudina.

    Elona Hoxha humbi jetën mëngjesin e të shtunës në Hamallaj, ku mjeti me të cilin ajo po udhëtonte si pasagjere u godit nga një Benz, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të 34 vjeçares.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!