Kanë dalë pamjet e vendit ku 10 vjeçarja E. Mazelli dhe nëna e saj Liri Mazelli gjetën vdekjen. Ngjarja tragjike ndodhi këtë pasdite në fshatin Alarup në Pogradec.
Pamjet e mëposhtme tregojnë pikërisht vendin ku nënë e bijë u mbytën. Fillimisht ka qenë 10 vjeçarja ajo e cila ka rënë në gropë, ndërsa më pas e ëma ka ndërhyrë për ta nxjerrë prej aty. Fatkeqësisht të dyja janë mbytur përcjell Express.
“Më datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rrëshkitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe.
Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vdekjen edhe ajo, si pasojë e mbytjes në ujë. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.“-njoftoi policia.
Në familjen Mazelli ka rënë zia teksa nëna shqiptare, ka lënë pas dhe 3 fëmijë të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.