×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kjo është gruaja e cila humbi jetën bashkë me vajzën e saj nën gërmadha

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 21:54

    Publikohet fotoja e 30-vjeçares që humbi jetën së bashku me vajzën si pasojë e tërmetit tragjik te pallati gjashtë katësh te lagja nr. 18 në Durrës.


    Diena Meçaj arriti që të mbijetonte për shumë orë nën gërmadha, por në momentin që u nxor duke u shpëtuar ndërroi jetë në spital. Pak orë para se të ndërronte jetë 30-vjeçarja humbi vajzën 8-vjeçe.

    Ajo u gjet nën rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës. Pak vite më parë 30-vjeçares i kishte ndërruar jetë burri.

    Ndryshe, vdekja e kësaj gruaje ka çuar në 22 numrin e të vdekurve nga tërmeti në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!