×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kjo është kënga shqip me të cilën do e nisë koncertin në Korçë këngëtari serb, Goran Bregoviç

    Reporteri
    21 Gusht 2021 | 21:51

    Nesër, këngëtari serb Goran Bregoviç do e nisë me këngë në gjuhën shqipe në Korçë.


    Lajmin e bëri të ditur vetë Bashkia e Korçës në “Facebook”, ku shkruan se Bregoviç ka zgjedhur pikërisht këngën e kënduar ne gjuhën shqipe, kompozuar prej tij “Kosovska” apo “Kosovarja”, për të çelur koncertin në qytetin juglindor.

    E në kohën e një debate të gjerë që u zhvillua anëembanë trojeve shqiptare për mospjesmarren apo pjesmarrjen e tij në concert, Bregoviç mesa duket ka vendosur të zbusë gjakrat duke e hapur me këngë shqiptare.

    Ajo është një këngë e vjetër tradicionale që bën fjalë për krahinën e Kosovës. Këtë këngë ai e ka krijuar dhe interpretuar në vitet 80 me grupin e tij “Bjelo dugme”.

    Pjesë teksti i këngës.

    “Rroke mandolinën

    Bjeri bjeri bjeri çiftelisë

    Të gjithë do t’këndojmë

    kënga le t’jehojë

    Kënga le t’jehojë –

    Çdo gjë mund të jetë Roken-roll.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!