×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kodi Zgjedhor, Rama: Nesër, Kuvendi miraton ndryshimet. S’jam më shërbëtor i Bashës

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 20:08

    “Do të votohet nesër në Parlament”. Sipas llogarive të Edi Ramës, të hënën mazhoranca do të ketë të paktën 3/5 e votave për të ndryshuar ligjin elektoral.


    Bindjen e mbështet te përulësia, sipas tij, që shumica i ka treguar opozitës jashtëparlamentare, por fjalën e fundit e thotë Kuvendi.

    “Shumica që vendos dhe vulos është shumica kushtetuese në Parlament”, theksoi Rama.

    Nën çatinë e shtëpisë së tij politike, Edi Rama nuk e kurseu Ilir Metën as “live” e as në rrjetet sociale, për të cilin tha se ndihej i turpëruar nga retorika e politizuar e Presidentit.

    Bindjen se Partia Socialiste do të marrë edhe një mandat, shefi i Selisë Rozë thotë se e ka të fortifikuar. Por, nëse kjo ngrehinë e tij do të shembet, ai përjashtoi një aleancë PS-PD për të mbajtur në këmbë pushtetin: “Ditën që shqiptarët nuk do të më besojnë mua që të jem në rolin e kryeministrit, unë do t’i përqafoj të gjithë shqiptarët me mirënjohje dhe do t’u them puna e mbarë atyre që do të marrin stafetën”.

    Me ironi shpërfilli edhe ftesën për debat publik me Lulzim Bashën.

    Këtë të dielë, Rama prezantoi edhe platformën për vlerësimin e deputetit, ku çdo anëtar i Partisë Socialiste do të ketë një fjalëkalim personal unik për t’i dhënë notën ngelëse ose kaluese deputetit të qarkut. Ky, sipas Ramës, do të jetë një proces transparent, i pakrahasueshëm me skandalet, sipas tij, që po bën PD-ja nëpër qytete.

    Pas deputetëve, radha e vlerësimit do t’i vijë ministrave, për të cilët Rama nuk mohoi edhe shkarkimet në bazë të performancës së gjithësecilit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!