×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Berishës, PD-ja i mbetet Alibeajt

    Reporteri
    27 Mars 2023 | 21:21

    Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha, për çregjistrimin nga zgjedhjet lokale të Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.

    “Në bazë të nenit 158/3 të Kodit Zgjedhor, me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesë padisë, shpenzimet gjyqësore siç janëbërë. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim. Vendimi  u shpall sot më 27.03.203”, bëri të ditur Kolegji.

    Sali Berisha kërkonte regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit, të PD-së me të në krye.

    Gjithashtu, kërkohej që PD-ja të ishte pjesë e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” me siglën e të cilit do të garojnë kandidatët e dalë nga Primaret./euronews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!