Të shtunën Kryebashkiaku Veliaj i rrethuar me ushtri e polici dha spektakël duke premtuar higjienë në Tiranë.
Sot të dielën makinat dezinfektuese që i qëndronin përreth janë zhdukur. Ndërsa në tregje s’ka asnjë masë.
Disa orë para rihapjes pas bllokimit të fundjavës këto pika ku dynden qytetarët për tu furnizuar janë lënë në mëshirë të mbeturinave.
Situata paraqitet e njëjtë në të gjitha tregjet.
Në një kohë kur higjiena duhet të jetë maksimale, masat nga bashkia janë thuajse zero.
Në luftën kundër përhapjes së koronavirusit kryeqyteti edhe pse me numrin më të lartë të prekurve, mbetet më mbrapa sa i përket kushteve higjieno-sanitare.
Pas 40 orëve të shtetrrethimit, të hënën gjithçka pritet t’i kthehet normalitetit.
Por ndërkohë që jemi në pikun e shpërthimit të koronavirusit, Veliaj ka zgjedhur të bëjë më shumë propagandë në facebook, se sa t’u kushtojë rëndësi zbatimit të masave të sigurisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.